OKB konfirmon: Mbetemi dhe do të vijojmë të qëndrojmë në Afganistan
25 gusht 2021
| 09:40
Organizata e Kombeve të Bashkuara do të vijojë të qëndrojnë në Afganistan pavarësisht tërheqjes së trupave amerikane apo afatit të evakumit deri më 31 gusht.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres thotë se organizata vijon të jetë prezente në Afganistan dhe do të qëndrojë ende.
Sipas tij, qëllimi është të ofrohet siguri ëpr stafin dhe njerëzit afganë që kanë vuajtur shumë.
STATUSI NGA ANTONIO GUTERRES
OKB ka punuar për dhe me njerëzit e Afganistanit për dekada të tëra.
Ne mbetemi në vend dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë dhe të bëjmë gjithçka që mundemi, si për sigurinë e stafit, ashtu edhe për të ofruar për njerëzit afganë që kanë vuajtur aq shumë.