![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/02/kievi.jpg)
OKB: Mbi 1 milion refugjatë janë larguar nga Ukraina deri më tani
03 mars 2022
| 09:02
Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët, më shumë se 1 milion persona janë larguar nga Ukraina për shkak të agresionit rus, shkruan “The Guardian”.
Kreu i kreu i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët, Filippo Grandi, tha: “Në vetëm shtatë ditë ne kemi qenë dëshmitarë të eksodit të një milion refugjatësh nga Ukraina në vendet fqinje. Ka ardhur koha që lufta të marrë fund”, tha ai.
Sipas OKB-së, ky është eksodi më i shpejtë i refugjatëve gjatë këtij shekulli.