OKB për shpërthimet në Liban: Jashtëzakonisht shqetësuese

18 shtator 2024 | 08:58

Pas shpërthimeve të koordinuara të qindra pajisjeve të telekomunikacionit në Liban, Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për rrezikun e një përshkallëzimi midis Izraelit dhe Hezbollahut.

“Këto zhvillime janë jashtëzakonisht shqetësuese, veçanërisht duke pasur parasysh se kjo po ndodh brenda një konteksti jashtëzakonisht të paqëndrueshëm”, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarriq, në Nju-Jork.

“OKB-ja po monitoron situatën. Unë mendoj se ne nuk mund të përcaktojmë sa duhet rreziqet e përshkallëzimit në Liban dhe në rajon”, shtoi Dujarriq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina ka kryer sulme me dronë në rajonin Tver të…