OKB: Shqyrtohet një rezolutë e re për armëpushim në Siri
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është duke e shqyrtuar një propozim-rezolutë me të cilën kërkohet një armëpuhsim 30 ditësh në Siri, ka raportuar dje agjencia franceze e lajmeve, AFP, e cila tha se e ka parë tekstin e rezolutës së re.
Raportohet se diplomatët kërkojnë armëpushim për të mundësuar dërgimin e ndihmave humanitare.
Kjo rezolutë, që është propozuar nga Suedia dhe Kuvajti, po ashtu, parasheh përfundim të menjëhershëm të rrethimeve, përfshirë rajonin lindor Ghouta, ku nga fushata e bombardimeve nga ana e qeverisë së Sirisë, janë vrarë më tepër se 240 civilë gjatë pesë ditëve.
Ky zhvillim u bë një ditë pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkara e ka hedhur poshtë një thirrje nga zyrtarët humanitarë të Kombeve të Bashkuara për një armëpushim 30 ditësh humanitar në Siri, për shkak të kundërshtimit të Rusisë.
“Ne do të dëshironin të shihnim armëpushim, përfundim të luftës, por nuk jam i sigurt se terroristët janë në këtë marrëveshje”, u tha gazetarëve i dërguari i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia.
Diplomatët kanë thënë se nuk është e qartë nëse Rusia do ta shfrytëzojë të drejtën e vetos për ta bllokuar propozim-rezolutën e re.