OKB: S’ka më benzinë me plumb
Bota është ndarë përfundimisht nga benzina me plumb, një lloj karburanti i cili filloi të prodhohej që në vitet 1920, por u eliminua me kalimin e kohës për shkak të pasojave të rënda që i shkaktonte mjedisit dhe njeriut.
Algjeria është vendi i fundit në botë që ka hequr dorë nga përdorimi i benzinës me plumb, një prej karburanteve më toksikë për mjedisin.
Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi se ky variant i rrezikshëm i benzinës nuk përdoret më për furnizimin e makinave apo trenave.
Karburanti që tregtohej prej një shekulli prodhohej nga shumica e shteteve rafinerive në vitet 1970, por me kalimin e dekadave u zbulua se përbërja e tij shkaktonte ndotje të madhe të ajrit, në ujin e pijshëm, në ara dhe sidomos te fëmijët, pasi u dëmton zhvillimin e trurit./oranews/