OKB: Vërshimet në Jemen kanë lënë të paktën 57 persona të vdekur
Vërshimet në Jemen kanë lënë të paktën 57 persona të vdekur, si dhe mijëra persona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, ka thënë OKB.
Më shumë se 34,000 familje u prekën nga shirat e dendur, të cilat filluan në fund të qershorit dhe u intensifikuan në fillim të gushtit, sipas zyrës së OKB-së për çështjet humanitare (OCHA).
Ajo ka përkeqësuar “situatën tashmë të rëndë humanitare” të vendit pasi miliona njerëz po përballen me ndikimin e një konflikti civil që filloi gati 10 vjet më parë, shtoi organi i OKB-së.
“Përmasat e kësaj fatkeqësie është dërrmuese dhe nevojat humanitare janë të mëdha”, tha Matt Huber, shefi i misionit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Jemen.
Rajonet e prekura nga përmbytjet përfshijnë Hudaydah, Hajjah, Taiz dhe Marib.
Hudejda është ndër zonat më të goditura. Përmbytjet atje kanë zhvendosur më shumë se 6,000 familje dhe kanë shkaktuar shkatërrim të gjerë në shtëpi dhe shërbime thelbësore, sipas OKB-së.
Rrugët u mbyllën dhe qasja në zonat e prekura mbeti sfiduese, shtoi organi. IOM thotë se po rrit operacionet emergjente në vend, shkruan BBC.