OKB: Vijon evakuimi nga fabrika e çelikut në Mariupol, situate komplekse

01 maj 2022 | 16:45

Kombet e Bashkuara po kryejnë një “operacion kalimi të sigurt” për civilët nga uzina e çelikut Azovstal në qytetin ukrainas të Mariupol.

Kjo u konfirmua nga Saviano Abreu, një zëdhënës i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare dhe Kryqit të Kuq.

Evakuimi filloi më 29 prill dhe po koordinohet me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Rusinë dhe Ukrainën.

Abreu tha se karvani mbërriti në fabrikën e çelikut të shtunën në mëngjes. Ai e përshkroi situatën në lidhje me evakuimet si “shumë komplekse”.

Abreu shtoi se nuk mund të jepeshin detaje të mëtejshme në mënyrë që të mos rrezikohej siguria e të evakuuarve që ende po bëjnë udhëtimin.

Më herët, ministria ruse e mbrojtjes tha se 46 persona ishin evakuuar nga zonat përreth fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol. Ukraina tha se 20 persona u larguan nga uzina të shtunën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Liverpool, Alisson Becker po bën paraqitje të shkëlqyera…