Oketa Çoçaj rrugës për realizimin e ëndrrës
29 nëntor 2024
| 11:37
Oketa Çoçaj ka publikuar projektin e parë të saj muzikor.
Ajo ka zgjedhur festën e 28 Nëntorit për ta publikuar coverin e saj të parë.
Ajo me zërin e saj të bukur ka kënduar këngën ‘E dua shumë Shqipërinë’.
Një këngë që përkon me festat e Nëntorit.
Oketa shprehet e lumtur që ka arritur ta realizojë këtë projekt, duke thënë se është një inspirim për të vazhduar që ta realizojë ëndrrën e saj.
Ajo premton se në të ardhmen do të sjell këngë të reja të kënduara nga ajo.
10-vjeçarja ka falendëruar të gjithë ata që punuan për ta realizuar këtë këngë.
Tregon se këngën ia dedikon prindërve të saj.