Oklahoma bëhet skuadra e parë gjysmëfinaliste, Lakersat dhe Milwaukee rrezikojnë eliminimin

28 prill 2025 | 11:44

Oklahoma bëhet skuadra e parë në NBA që shkon në gjysmëfinalet “play-off”. Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Thunder fitoi me rezultat 117-115 ndaj Memphisi, duke fituar 4-0 serinë. Alexander Shai me 38 pikë ishte më i miri në fushë.

Rrezikon eliminimin ekipi i Lakersve, që u mund me rezultat 116-113 nga Minnesota, që tashmë udhëheq 3-1 serinë. Anthony Edwards me 43 pikë ishte lider në fushë, ndërsa 38 pikët e Luka Donqiq nuk mjaftuan për të evituar humbjen. 3-1 udhëheq serinë e Bostonit, që mundi me rezultat 107-98 Orlandon.

Për kampionët u dallua Jayson Tatum me 37 pikë. Po në Lindje, ekipi i Indiana fitoi me rezultat 129-103 ndaj Milwaukee (8 lojtarë realizuan mbi 10 pikë) dhe udhëheq 3-1 serinë e çerekfinaleve.

Konferenca e Lindjes-Çerekfinale

Cleveland – Miami                 (3-0)
Boston – Orlando                   108-98 (3-1)
New York – Detroit                94-93 (3-1)
Indiana – Milwaukee             129-103 (3-1)

Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale

Oklahoma – Memphis           117-115 (4-0)
Houston – Golden State       (1-2)
Lakers – Minnesota               113-116 (1-3)
Denver – Clippers                  (2-2)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Popullit i ka bërë sërish kërkesë Zyrës së…