Oklahoma e Clevelandi komandojnë dy Konferencat

11 shkurt 2025 | 12:08

Kryesuesit e Clevelandi fituan me rezultat 128-107 ndaj Minnesotas, në një ndeshje pa shumë histori. Edhe pse Edwards realizoi 44 pikë për miqtë nuk mjaftuan për të fituar. Mobley me 28 pikë e Mitchell me 23 pikë u dalluan për Cavaliers.

Fitore të rëndësishme korri skuadra e Golden State, që falë 38 pikëve të Stephen Curry mundi me shifrat 125-111 Milwaukee jashtë fushe. Pa probleme fiton edhe Denveri, që mundi thellë me rezultat 146-117 Portlandi, ndeshje ku u dallua Nikola Jokiq me 40 pikë.

Debutim me fitore i Luka Donqiq te Lakers, që mundi me shifrat 132-113 Utah Jazz, ndeshje ku shtatë lojtarë të ekipit kalifornian realizuan mbi 10 pikë. Në Perëndim kryeson ekipi i Oklahoma, që mundi me rezultat 137-101 New Orleans (Alexander Shai 31 pikë).

Rezultatet

Cleveland – Minnesota              128-107
Orlando – Atlanta                      106-112
Washington – San Antonio      121-131
Brooklyn – Charlotte                 97-89
Miami – Boston                          85-103

Milwaukee – Golden State       111-125
Oklahoma – New Orleans        137-101
Dallas – Sacramento                 128-129
Denver – Portland                     146-117
Lakers – Utah Jazz                    132-113

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), njofton se ka…