Oklahoma e Milwakee kalojnë më tej në NBA Cup
Mbrëmja e së martës në NBA ishte e gjitha e dedikuar NBA Cup. Turneu i ri i aplikuar për herë të dytë nga organizatorët e NBA ka mbërritur në fazën çerekfinale. Dy sfidat e para u zhvilluan të martën në mbrëmje.
Sfida më interesante ishte ajo mes Oklahomas dhe Dallas Mavericks. Vendasit triumfuan me shifrat 118-104 duke prerë një biletë për në gjysmëfinale të turneut e duke eliminuar kështu finalistët e vjetshëm të udhëhequr nga Luka Donçiç. 39 pikë e 8 topa në tabelë për “yllin” e Oklahomas Shai Alexander, ndërkohë 16 pikë të Donçioç e 17 të Irving ishin shumë pak për Dallas në këtë mbrëmje.
Një biletë për në gjysmëfinale të NBA Cup siguroi edhe Milwakee Bucks, teksa skuadra e udhëhequr nga Giannis Antetokounmpo mundi me rezultatin 114-109 Orlando Magic. Basketbollisti grek u dallua falë 37 pikëve të tij dhe 7 rebaundeve, duke qenë i saktë në 15 nga 24 goditjet nga parketi.
Deçiziv në fund të sfidës edhe Damian Lillard, falë 11 pikëve të tij në dy minutat e fundit të sfidës. Dy çerekfinalet që do zhvillohet sonte ndërkohë janë New York Nicks-Atlanta Hawks dhe Houston Rockets-Golden State Warriors.