
Oklahoma e pandalshme, mposhti Sacramenton
Oklahoma mbetet skuadra më e mirë në NBA, duke mposhtur me rezultat 121-105 Sacramenton. Tjetër ndeshje e mirë e Alexander Shai, që realizoi 32 pikë. Fiton edhe skuadra e New York, 128-113 ndaj Dallasit, ndeshje ku dyshja Anunoby-Towns realizoi 61 pikë. Clevelandi mbetet skuadra më e mirë në Lindje, duke fituar me rezultat 122-111 ndaj Portlandit.
Garland me 27 pikë e Jerome me 25 pikë bënë diferencën në fushë. Fiton edhe Detroiti, 122-96 ndaj San Antonios, me Marcus Sasser protagonist, autor i 27 pikëve. Rikthehet te fitorja Miami, që mundi me rezultat 112-96 Golden State. Adebayo me 27 pikë ishte më i miri në fushë, ndërsa për Warriors mungoi lojtari-lider. Triumfon edhe Houstoni, 121-114 ndaj Atlantas (Green 32 pikë), ndërsa Orlando mundi me shifrat 111-104 Charlotte (Banchero 32 pikë).
Rezultatet
Charlotte – Orlando 104-111
Detroit – San Antonio 122-96
Miami – Golden State 112-86
New York – Dallas 128-113
Houston – Atlanta 121-114
Utah Jazz – Memphis 103-140
Portland – Cleveland 111-122
Sacramento – Oklahoma 105-121