
Oklahoma humbet në shtesë, fitojnë Detroiti dhe Denveri
Oklahoma ndalet në kohë në shtesë në përballjen ndaj Minnesotas, ku u mund me rezultat 131-128, ndeshje ku u dallua Jaden McDaniel me 27 pikë. Gjithsesi, skuadra e Thunder ruan kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit.
Jashtë fushe fiton Denveri, që mundi me rezultat 125-116 Indianan. Gordon me 25 pikë udhëhoqi skuadrën e Nuggets, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. Fitore të lehtë korri Chicago, që falë 48 pikëve të dyshes Giddey-Huerter mundi me rezultat 142-110 Philadelphian.
Ekipi i Detroitit mundi me shifrat 106-987 Clippersat në një përballje të ekuilibruar. Cunningham me 32 pikë ishte lider për vendasit. Zhgënjen Miami, që u mund me rezultat 98-86 nga Atlanta. Vendimtar stoli i ekipit vendës, nga ku erdhën 49 pikë.
Rezultatet
Detroit – Clippers 106-97
Indiana – Denver 116-125
Philadelphia – Chicago 110-142
Washington – Brooklyn 107-99
Atlanta – Miami 98-86
Oklahoma – Minnesota 128-131
Utah Jazz – Portland 112-114
Sacramento – Charlotte 130-88