Oklahoma mbetet lider në NBA, moment i mirë edhe për Miamin

01 prill 2025 | 12:16

Oklahoma është gjithnjë e më shumë lider në NBA, duke mposhtur me rezultat 145-117 Chicagon dhe korri fitoren e dhjetë radhazi. Shtatë lojtarë të Oklahomas realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Joe me 31 pikë e Shai me 27 pikë.

Fitore të vështirë korri skuadra e Lakersave, që mundi me rezultat 104-98 Houstonin. 46 pikët e ardhur nga lojtarët e stolit bënë diferencën për ekipin kalifornian, me tri lojtarë që realizuan nga 20 pikë secili (Donqiq, Smith, Vincent). Skuadra kampione e Bostonin mundi me rezultat 117-103 Memphis, ndeshje ku dyshja Horford-Tatum realizoi 51 pikë.

Fiton edhe skuadra e Clippersave, që mundi me rezultat 96-87 Orlandon, sfidë ku Leonard e Powell realizuan nga 21 pikë secili. Suksesi i pestë radhazi për Miamin, që mundi me rezultat 120-94 Washingtonin, sfidë ku diferencën e bënë Adebayo me 28 pikë e Herro me 27 pikë. Surprizon Brooklynin, që falë 24 pikëve të Johnson mundi me rezultat 113-109 Dallasin jashtë fushe.

Rezultatet

Charlotte – Utah Jazz              110-106
Indiana – Sacramento             111-109
Orlando – Clippers                   87-96
Washington – Miami               94-120
Memphis – Boston                   103-117
Oklahoma – Chicago                145-117
Dallas – Brooklyn                     109-113
Lakers – Houston                     104-98

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Dr. Fejzulla BERISHA I. DOMOSDOSHËRIA E NJË STRATEGJIE TË…