Oklahoma mbretëron në Konferencën e Perëndimit, Golden State e Miami rikthehen te fitorja

04 mars 2025 | 11:14

Oklahoma është e pakapshme në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit, duke fituar 137-128 ndaj Houstonit. I jashtëzakonshëm Alexander Shai, autor i 51 pikëve. Jashtë fushe fiton ndal Portlandit, që mundi me rezultat 119-102 Philadelphian, sfidë ku u dallua Anfernee Simons me 34 pikë. Rikthehet te fitorja skuadra e Golden State, që mundi me rezultat 119-101 Charlotte jashtë fushe.

Hield me 22 pikë e Curry me 21 pikë u dalluan për Warriors, që hyjnë në zonën “play-off”. Fitore të rëndësishme për renditje korri Detroit, që mundi me rezultat 134-106 Utah Jazz, ku vendimtar ishte Cunningham me 29 pikë. Zhgënjen skuadra e Dallasin, që u mund me rezultat 122-98 në fushën e saj nga Sacramento. Të gjithë titullarët e ekipit mik realizuan mbi 13 pikë. Fiton edhe Miami, 106-90 ndaj Washington, ndeshje ku u dallua Adebayo me 19 pikë, ndërsa Atlanta fitoi në sekondat e fundit me rezultat 132-130 ndaj Memphis (Risacher 27 pikë).

Rezultatet

Charlotte – Golden State        101-119
Philadelphia – Portland          102-119
Miami – Washington               106-90
Memphis – Atlanta                  130-132

Oklahoma – Houston              137-128
Dallas – Sacramento               98-122
Utah Jazz – Detroit                 106-134

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të kontrolleve të rregullta të kryer nga zyrtarët…