Oklahoma merr kreun e renditjes, Lakersat fitojnë duelin ndaj Denverit

20 mars 2025 | 11:51

Oklahoma ka marrë kreun e renditjes në NBA pas fitores me rezultat 133-100 ndaj Philadelphias. Ndeshje e komanduar nga vendasit, me shtatë lojtarë që realizuan mbi 10 pikë.

Aaron Wiggins me 26 pikë ishte më i miri në fushë. Humbja e tretë radhazi për Clevelandin, që u mund me rezultat 123-119 nga Sacramento, por mbron kreun e renditjes në Lindje. DeRozan me 27 pikë ishte lider për Sacramenton, ndërkohë që Cavaliers duket se kanë hyrë në një krizë rezultatesh.

Fitorja e tretë radhazi për Lakersat, që mundën me shifrat 120-108 Denverin, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Perëndim. Luka Donqiq me 31 pikë u dallua në fushë, mbështetur edhe nga Reaves me 22 pikë.

Tjetër humbje për Miami, që u ndal me rezultat 116-113 nga Detroiti. Të gjithë titullarët e Pistons realizuan mbi 10 pikë. Zhgënjen edhe Dallasi, që u mund me rezultat 135-131 nga Indiana (Siakam 29 pikë), ndërsa Phoenixi mundi me rezultat 127-121 Chicagon (Booker 41 pikë).

Rezultatet

Indiana – Dallas                            135-131
Orlando – Houston                       108-116
Miami – Detroit                             113-116
Minnesota – New Orleans           115-119
Oklahoma – Philadelphia            133-100

San Antonio – New York            120-105
Utah Jazz – Washington             128-112
Lakers – Denver                           120-108
Phoenix – Chicago                       127-121
Portland – Memphis                    115-99
Sacramento – Cleveland             123-119

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Julian Nagelsmann, trajneri i Gjermanisë, foli në një konferencë për…