Oklahoma merr kreun në Perëndim, fitojnë Milwaukee, Dallas dhe Golden State

25 janar 2024 | 11:49

Milwaukee ngjitet në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes, pas fitores me rezultat 126-116 ndaj Clevelandit. Ndeshje e kontrolluar nga vendasit, ku u dallua Giannis Antetokounmpo, autor i një “triple double” (35 pikë, 18 rebound, 10 asistime). Mirë u paraqit edhe Lillard me 28 pikë. Oklahoma ngjitet në krye të renditjes në Perëndim, pas fitores me rezultat 140-114 në fushën e San

Antonio. Alexander Shai vijon të jetë lider te skuadra e Thunder, autor i 32 pikëve dhe 10 asistimeve. Rikthehet te fitorja Golden State, që mundi me shifrat 134-112 Atlanta.

Cuminga e Curry me nga 25 pikë secili dhe Thompson me 24, bënë diferencën në fushë. Zhgënjen Miami, që u mund me shifrat 105-96 në fushën e tij nga Memphisi dhe zbret në vendin e gjashtë. Vince Williams ishte shënuesi më i mirë për miqtë. Fitore të rëndësishme korri Phoenixi, që falë 46 pikëve të Booker, mundi me shifrat 132-109 Dallasin jashtë fushe.

Rezultatet

Detroit – Charlotte                   113-106
Washington – Minnesota        107-118
Miami – Memphis                     96-105
Houston – Portland                  131-137

Milwaukee – Cleveland            126-116
Dallas – Phoenix                       109-132
San Antonio – Oklahoma        114-140
Golden State – Atlanta             134-112

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Apeli i Gjykatës së Posaçme GjKKO ka rrëzuar mëngjesin e…