Oklahoma përmbysi Houstonin në sekondat e fundit, fitojnë Warriors e Toronto

10 prill 2019 | 15:51

Oklahoma fiton me përmbysje 112-111 ndaj Houstonit në sekondat e fundit, suksesi i 48-të sezonal. Një përballje fantastike mes dy ekipeve rivale në Konferencën e Perëndimit, ku për Thunder u dallua i zakonshmi Westbrook. Ai realizoi një “triple double”, me 29 pikë, 12 rebound e 10 asistime, mbështetur edhe nga George me 27 pikë. Për Houstonin u dallua Hardeni me 38 pikë, por që mbetën për statistikë.

Surprizon Miami, që mundi 122-99 Philadelphian, sfidë ku diferencën e bëri veteran Wade, që realizoi 30 pikë. Kampionët e Golden State mundën 112-103 New Orleans në fushën e këtij të fundit, ndeshje e vendosur në periodën e fundit. Okafor realizoi 30 pikë për vendasit, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Warriors u dallua Cousins, që realizoi 21 pikë e 12 rebound, raporton “telesport”.

Fiton edhe skuadra e Torontos, që mundi 120-100 Minnesotan, ndeshje ku kanadezët dominuan në fushë. Leonard me 20 pikë ishte shënuesi më i mirë. Bostoni, falë 21 pikëve të Rozier, mundi më përmbysje Washingtonin me rezultatin 116-110. Skuadra e Portlandit mundi 104-101 Lakers, ndeshje ku u dallua Harkless me 26 pikë.

Rezultatet

Cleveland – Charlotte              97-124
Detroit – Memphis                   100-93
Washington – Boston              110-116
Miami – Philadelphia               122-99
Chicago – New York                86-96
Minnesota – Toronto               100-120
New Orleans – Golden State    103-112
Dallas – Phoenix                      120-109
Utah Jazz – Denver                  118-108
Oklahoma – Houston               112-111
Lakers – Portland                     101-104

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë…