Oklahoma sërish lider në Perëndim, zhgënjejnë Golden State dhe Denveri, fiton Bostoni

26 nëntor 2024 | 11:48

Bostoni ka fituar me rezultat 126-94 ndaj Clippersave dhe qëndron në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes. Ndeshje pa histori, ku kolektiviteti i Celtics bëri diferencën në fushë, me gjashtë lojtarë që realizuan mbi 16 pikë.

Oklahoma rikthehet në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores me rezultat 130-109 në fushën e Sacramentos. Për miqtë u dallua Alexander Shai, autor i 37 pikëve dhe 11 asistime, më i miri në fushë. Zhgënjen ekipi i Golen State, që u mund në shtëpi me rezultat 128-120 nga Brooklynin, sfidë ku për miqtë u dallua Schroder me 31 pikë. Edhe Denverin humbet në fushën e tij, 145-118 nga New York, ku Anunoby realizoi 40 pikë.

Skuadra e Dallasit, falë 23 pikëve të Irving, mundi me rezultat 129-119 Atlanta, ndërsa Orlando fitoi me rezultat 95-84 në fushën e Charlotte, ndeshje ku lojtarët e stolit realizuan 53 pikë. Fitore në sekondat e fundit

Rezultatet

Charlotte – Orlando           84-95
Detroit – Toronto               102-100
Indiana – New Orleans     114-110
Atlanta – Dallas                  119-129
Boston – Clippers               126-94

Memphis – Portland         123-98
Denver – New York           118-145
Golden State – Brooklyn  120-128
Sacramento – Oklahoma 109-130

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten, më 29 nëntor në orën 13:00, në selinë…