Oklahoma shkatërroi San Antonion, zhgënjejnë edhe Clippersat dhe Bostoni

13 janar 2019 | 15:50

Një ndeshje me dy pamje, më e mirë për San Antonio në të parën, por në të dytën ka ardhur përmbysja e Oklahomës, që mundi 122-112 San Antonion, në përballjen e dy skuadrave pretendente për titull në Perëndim.

Vendimtar për fitoren e Oklahomës ishte kolektivi, me 8 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë, ku më i miri ishte Westbrook, autor i 24 pikëve e 10 rebound. Ndërsa 24 pikët e Belinello për Spurs mbetën për statistikë.

Humbasin dy ekipe pretendente si Clippers e Boston. Skuadra e Celtics u mposht 105-103 nga Orlando në sekondat e fundit, sfidë ku Bostoni kishte epërsinë shumicën e kohës, por gaboi në fund. Gordon me 28 pikë e Ross me 25 bënë diferencën për Orlandon në këtë sfidë. Skuadra e Clippers u mund 109-104 në fushën e saj nga Detroit, rezultat surprizë edhe pse miqtë e dominuan takimin shumicën e kohës (u dallua Griffin, 44 pikë, një ish-lojtar i Clippers), raporton “Telesport”.

Fiton edhe skuadra e Miamit, që mundi 112-108 Memphisin, një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund Winslow me 26 pikë bëri diferencën për skuadrën nga Florida, ku u dallua edhe stoli, nga ku erdhën 51 pikë. Utah Jazz, falë 34 pikëve të Mitchell mundi 110-102 Chicago, ndërsa Sacramento mundi 104-97 Charlotte, sfidë ku u dallua Bogdanoviq me 22 pikë.

Rezultatet

Clippers – Detroit                     104-109
Miami – Memphis                     112-108
Orlando – Boston                      105-103
Minnesota – New Orleans       110-106
Oklahoma – San Antonio        122-112
Phoenix – Denver                     102-93
Sacramento – Charlotte           104-97
Utah Jazz – Chicago                 110-102

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar sot me homologun e tij…