Oklahoma triumfon ndaj Portlandit

27 janar 2025 | 14:29

Është zhvilluar vetëm një ndeshje natën e mbrëmshme në elitën e basketbollit amerikan NBA. Basketbollistet e Oklahoma City Thunder mundën si mysafir Portland Trail Blazers me rezultat 118:108 në ndeshjen e vetme të NBA të zhvilluar mbrëmë, falë një tjetër paraqitje fantastike nga Shai Gilgeous-Alexander.

Fundori kanadez Shai Gilgeous-Alexander shkëlqeu me 35 pikë,  derisa Jalen Williams shtoi 24 pikë të tjera dhe tetë asistime. Blazers, pavarësisht se treshja Avdija-Henderson-Camara shënoi 77 pikë, nuk mundën të bënin një surprizë ndaj skuadrës më të mirë të ligës.

Me këtë fitore Thunder arriti rekordin 37-8 dhe është skuadra më e mirë në ligë përpara Cleveland (36-9), ndërsa Portland është vetëm i 13-ti në Perëndim me rezultat 17-29.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 98, Edmond Hoxha,…