
Oklahoma triumfon në fushën e Milwaukee, zhgënjen Clevelandi, fitojnë Lakersat e Clippersat
Skuadra e Clevelandit u mund me rezultat 108-103 nga Orlando, por e ruan kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. Banchero me 24 pikë e 11 rebound ishte lider për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e Donovan për Cavaliers.
Në Perëndim, ekipi i Oklahomës fitoi me shifrat 121-105 në fushën e Milwaukee dhe ruan kryesimin, në një ndeshje të dominuar nga miqtë. Shai me 31 pikë e Hartenstein me 24 u dalluan, duke e bërë të pavlefshme “triple double” të Antetokounmpo. Rikthehet te fitorja ekipi i Lakersave, që mundi me rezultat 107-96 Phoenixin, ndeshje ku u dalluan Donqiq me 33 pikë e Reaves me 28 pikë.
Fiton edhe skuadra e Philadelphias, 130-125 në fushën e Dallasin, takim ku diferencën e bëri Grimes me 28 pikë. Skuadra e Clippersve triumfoi me rezultat 123-88 ndaj Charlotte, ndeshje pa histori, ku shkëlqeu James Harden me 31 pikë e 10 rebound.
Sukses në sekondat e fundit për Portlandit, që mundi me rezultat 105-102 Toronton (Simons me 22 pikë më i miri).
Rezultatet
Cleveland – Orlando 103-108
Dallas – Philadelphia 125-130
Lakers – Phoenix 107-96
Portland – Toronto 105-102
Brooklyn – Atlanta 122-114
Minnesota – Utah Jazz 128-102
Clippers – Charlotte 123-88
Milwaukee – Oklahoma 105-121