
Ola bën lëmsh shtëpinë, pasi tha se ka qenë e lidhur me një vajzë
04 mars 2025
| 11:50
Ola Zenelaj ka bërë lëmsh shtëpinë këto ditë në Big Brother VIP Albania 4.
Ndonëse duket se po e bën për nominim, banorja ka befasuar me deklaratat që solli para publikut. Ajo në një moment i tha Amberit se ka qenë në lidhje edhe me një vajzë dhe se nuk e ka problem këtë pjesë. E në një moment tjetër, që është shpërndarë në rrjete sociale, Ola shihet me Joz Markun teksa ia shpreh pëlqimin. Apo e bën për lojë apo se po e ndjen, kjo do të mësohet në vazhdim nga Zenelaj. Sidoqoftë, në televotimin e së martës është ndër konkurrentet më të rrezikuara në shtëpi.