Olga, gazetarja ukrainase që po “çmend” botën e futbollit
20 mars 2021
| 23:54
Shakhtar Donetsk u larguan nga Europa League teksa Roma e Marash Kumbullës i fitoi të dyja ndeshjet duke kaluar në çerekfinalet e kompeticionit.
Por është një ukrainase që nuk ka humbur, përkundrazi.
Bëhet fjalë për gazetaren e kanalit zyrtar të klubit ukrainas, Olga Kalenchuk, e cila ka shkëlqyer me raportimet e saj të fundit në Europa League.
Prania e bukuroshes bionde në stadium nuk kaloi pa u vënë re dhe sigurisht që tërhoqi një vëmendje të madhe.
Modelja është një yll në rritje në Ukrainë dhe numëron rreth 40 mijë ndjekës në “Instagram”.
Deri më tani për Olgën ka vlerësime maksimale dhe nga ana profesionale për punën e saj si prezantuese dhe premisat janë që ajo të bëhet një nga gazetaret më të njohura në Europë dhe jo vetëm.