“Oligarkët” po i zhvendosin paratë, asetet dhe fëmijët e tyre jashtë Serbisë
15 prill 2024
| 08:37
Analistja amerikane Ivana Stradner ka lëshuar një njoftim në platformën X.
Ajo ka paralajmëruar se të ‘fortit’ e Serbisë janë duke i bartur paratë dhe asetet e tyre jashtë Serbisë.
Madje, sipas saj, ata janë duke i lëvizur edhe fëmijët e tyre jashtë Serbisë.
“Gjithnjë e më shumë histori sesi “oligarkët” e Serbisë (nuk di një fjalë më të mirë) po lëvizin para dhe asete në rajon dhe po i dërgojnë fëmijët e tyre jashtë vendit (Serbisë). Kohë interesante”, ka shkruar ajo.