Olimpia Gargano – Olimpia e Shqipërisë në një udhëtim në Kosovë
Shkruan: Arsim Sinani
Ditë më parë në një vizitë në Kosovë kishte ardhur studiuesja e kulturës shqiptare, Olimpia Gargano. Ajo, ka më shumë se një dekadë që merret me studimin e çështjeve që kanë të bëjnë se si shihen shqiptarët në imagjinatën e evropianëve por edhe ka bërë kërkime interesante, se si shqiptarët perceptohen nga të huajt. Olimpia Gargano ka botuar një studim mjaft interesant për shqiptarët dhe aty flet mbi imazhin e Shqipërisë në letërsinë moderne dhe bashkëkohore evropiane. Ajo e ka titulluar librin e saj: “Au Pays des Skipetares. L’Albanie dans l’imaginaire européen des XVIe-XIXe siècles” (Në vendin e Shqiptarëve. Shqipëria në Imagjinatën Evropiane të Shekujt XVI dhe XIX). Libri i saj është botuar në Paris dhe është një punë 10 vjeçare me kërkime për imazhin e Shqipërisë në kulturën evropiane.
I dhuron librin e saj Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Në vizitën që së bashku ia bëjmë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës: “Pjetër Bogdani“ studiuesja italiane, Olimpia Gragano i dhuroi fondit të kësaj biblioteke librin e saj: “Në vendin e Shqiptarëve. Shqipëria në Imagjinatën Evropiane të Shekujt XVI dhe XIX“. Po ashtu nën kujdesin e sekretarit të këtij institucioni Izet Avdyli patëm mundësi që të bëjmë një shëtitje nëpër ambientet dhe në Bibliotekat e veçanta që i disponon Biblioteka e Kosovës. Në mes tjerash patëm mundësi që të vizitojmë fondin e posaçëm që e disponon Biblioteka e Kosovës. Fond bibliotekar mjaft d.m.th. gjendet aty në bodrumet e veçanta të Bibliotekës e që na zgjoi kureshtjen. Aty është Biblioteka e studiuesit, Kristë Malokut ku edhe gjenden disa vepra mjaft të veçanta që janë ekzemplarë të rrallë e që nuk gjenden lehtë. Siç kuptojmë Kristë Maloku e ka lënë në testament të tij që Biblioteka e tij ti dhurohet Bibliotekës së Kosovës, pas vdekjes së tij. E aty s’do mend se këto libra ruhen me shumë kujdes, nga bibliotekarët e këtij institucioni. Ishte mjaft d.m.th. mundësia që të shohim dhe eksplorojmë nga afër ekzemplarin që Patricia Nugee, në vitin 2004, ia dhuroi Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, librin e Marin Barletit “Jeta dhe Vepra e Skënderbeut” e vitit 1533, i cili njëherësh është edhe libri më i vjetër në bibliotekën kombëtare. Por aty gjenden edhe shumë libra nga periudha të ndryshme e të vjetra, që presin që të eksplorohen nga studiues pasi që raftet janë pafund me vepra që kërkojnë të ri zbulohen. Olimpia Gargano me këtë rast në thotë se disa nga librat që i ka gjetur nëpër Biblioteka të ndryshme në botë ku flitet për shqiptarët herën tjetër së bashku do t’ia dorëzojmë Bibliotekës Kombëtare që edhe ajo të jep kontributin e saj në pasurimin e fondeve bibliotekare të Kosovës. Ndahemi me miqtë e Bibliotekës Kombëtare me shpresën se herën tjetër Olimpia Gargano do të sjell librat mjaft të dëshiruar, për lexuesin.
Vizita në Parkun Arkeologjik në Ulpianë
Dëshirë e Olimpia Garganos ishte që ti bëjmë një vizitë Parkut Arkeologjik të Ulpianës, pa siqë nuk ka pasur mundësi ta sheh nga afër. Udhëtimi jonë vazhdon me makinë drejt parkut arkeologjik, në ndërkohë ka pak tabela gjë që i bën përshtypje zonjës Gargano. Ia shpjegoj se këtu jetojnë pjesëtar të komunitetit serb dhe konkludojmë se dallohet nga arkitektura e shtëpive këtu nga ajo tradicionalja që jemi mësuar ti shohin nëpër Kosovë. Në diskutimin që e zhvillojmë gjatë kohës sa e vizitojmë Parkun Arkeologjik të Ulpianës ajo më thotë se do të duhej më shumë që të promovohet çështja e kulturës shqiptare pasi që ka mundësi që të vërshohet nga turistë të ndryshëm nga e gjithë bota. Pajtohemi bashkë se në këtë drejtim lipset të bëhet diçka konkrete që këto destinacione mos të jenë thjeshtë për vizitor nga vendi por të kenë mundësi edhe të huaj të vizitojnë bukuritë dhe trashëgiminë e pasur që e ka Kosova. Olimpia Gargano e pëlqen harmoninë e objekteve të kultit brenda Ulpianës dhe mahnitet nga bukuria që ofron natyra aty. Në ndërkohë një fshatar na përshëndet dhe vazhdon të kryejë punët e tokës me traktorin e tij të zhurmshëm.
Ligjërata ne Institutin e studimeve sociale në Universitet të Prishtinës
Kthehemi për të bashkëbiseduar me studentët e Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës. Në një nga ambientet aty takojmë studentët e vitit të parë dhe vitit të dytë. Tregimet e udhëtimit në Ballkan sipas Olimpia Gargano është një subjekt ende pak i hulumtuar mes provave letrare e udhëtimeve në Evropë, në mesin e tyre, shumë më pak të njohura janë librat e udhëtimit në Shqipëri, një vend të cilit njohuritë dhe hapje me botën ishin bllokuar për gati 50 vjet nga regjimit totalitar, deri në fillim të viteve 1990. Prandaj kam hulumtuar shi për qëllim që të hap koordinatat e imazhit të Shqipërisë në kontekstin e kulturës evropiane, sidomos të literaturës në italisht, frëngjisht dhe anglisht. Olimpia Gragano nuk përton të flas me shumë pasion para studentëve duke sjell detaje nga ajo që ka arritur të mësojë nga librat e gjetjet nëpër biblioteka të ndryshme nëpër botë. Ajo flet me pasion për Edit Durham, Ali Pashe Tepelenën, Skënderbeun me imazhe krejt ndryshe nga që jemi mësuar ta shohim e lexojmë.
Në fillim të shekullit të njëzetë, Shqipëria mbetet një nga vendet më pak të njohura evropiane thotë Gargano. Deri në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë, udhëtarët të cilët kishin kaluar ishin kryesisht tregtarët dhe diplomatët në rrugën e tyre në Konstandinopojë përgjatë rrugës Via Egnatia një, kanali i lashtë i komunikimit, i cili ishte ndërtuar nga romakët gjatë shekullit të II p.e.s si zgjerimi ideal të Way Appian, duke çuar nga Roma në Brindisi. Via Egnatia që niset në Durrës, gjendet në bregdetin Adriatik të Shqipërisë, në Stamboll, duke kaluar nëpër Shqipëri , Maqedoni veriore, Bullgari, Turqi.
Sipas saj, Shqipëria filloi të njihej në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë , si rezultat i popullaritetit të “Tour Grand”, që udhëtarët evropiane filluan të konsiderojnë Shqipërinë si një destinacion për të vizituar. Sipas saj janë udhëtarët e parë që ia kanë kushtuar shqiptarëve në veprat letrare, siç ishte François Pouqueville dhe Lord Bajroni. Në udhëtimin e tij për nga Morea në Kostandinopojë, në Shqipëri, dhe në shumë pjesë të tjera të Perandorisë Osmane, botuar në 1805, ishte Pouqueville që zbuloi thesaret arkeologjike ,që lidhen me traditën klasike. Në anën e anglezeve, “zbulimi” i Shqipërisë në letërsinë moderne është për shkak të Lord Bajroni, i cili bëri skenarin e aventurat e heroit të tij në shtegtimin e Çajld Haroldit.
Ndër udhëtarët e parë që i ka kushtuar atij veprat letrare, ishte François Pouqueville dhe Lord Bajroni. Në udhëtimin e tij për nga Morea në Kostandinopojë, në Shqipëri, dhe në shumë pjesë të tjera të Perandorisë Osmane, botuar në 1805, ishte Pouqueville që zbuloi thesaret arkeologjike ,që lidhen me traditën klasike. Në anën e anglezeve, “zbulimi” i Shqipërisë në letërsinë moderne është për shkak të Lord Bajroni, i cili e bëri të njohur atë.
Edit Durham kjo perëndeshë e trasmetimit të kulturës shqiptare
Studiuesja Gargano thotë se do të jetë Edit Durhan më pastaj që do të veproj në mënyrë specifike në fillim të shekullit ‘20 udhëtoi për në Shqipëri e vetme. Shtyrë për të udhëtuar nga mjeku i saj, i cili e këshilloi atë, që të lëvizë nga koha në kohë për të mbështetur më mirë detyrat e ndihmës për nënën e saj të sëmurë. Edit Durham si artiste dhe shkrimtare, udhëtoi në Adriatik në vitin 1900. Gjatë turneut të saj të parë, ajo vizitoi Cetinjen (Mal i Zi) dhe Shqipërinë: ku fillon një dashuri që zgjati gjatë gjithë jetës. Për 20 vjet, Edith Durham kaloi në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, ajo, ka vizituar vende dhe njerëz me përvojë, dhe u bë një partizane e pasionuar e pavarësisë së Shqipërisë. Kujtimet e saj nga udhëtimet në Shqipëri (1909), është edhe sot një nga burimet e njohurive dhe frymëzim më të pasur letrare për të gjithë ata që janë përfshirë në kulturën dhe traditat shqiptare. Po ashtu diskutojmë për Pashko Vasën dhe Bardhën e Temalit se si e shkroi në gjuhën frenge dhe si u bë burim i vlefshëm për studiuesit e ndryshëm që donin të mësonin më shumë për shqiptarët.
Diskutimi vazhdon deri vonë dhe pasioni i studentëve të Antropologjisë mbetet i njëjtë pasi që mësojnë dhe patën mundësi të bashkëbisedojnë me një studiuese të a pasionuar që e donë Shqipërinë ndërsa në besim më thotë kam filluar të dashurohen në Kosovën sesi ndihem kur vij këtu si në shtëpi.
Dhe jo më kot e therës studiuesen Olimpia Gragano, Olimpia e Shqipërisë.