Olimpiada, 6 ditë karantinë për sportistët që vijnë nga vende me numër të lartë infektimesh

17 qershor 2021 | 15:11

Edhe pse sportistët që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” nuk do t’u nënshtrohen masave anti-Covid që ka vendosur qeveria japoneze, për disa prej tyre do të zhvillohet një karantinë.

Zëdhënësi i shtypit të Olimpiadës, Masa Takaya, ka thënë se një karantinë gjashtëditore do të aplikohet për delegacionet olimpike që vijnë nga shtete me numër të lartë infektimesh.

Kjo gjë do të vlejë edhe për mediat. “Të gjithë ata që do të mbërrijnë nga vende të konsideruara me rrezikshmëri të lartë për shkak të infektimeve do të qëndrojnë për 6 ditë të izoluar në dhomat e tyre si një masë paraprake. Kjo gjë do të vlejë për sportistët, stafet e mediat. Ata që nuk do të zbatojnë këtë rregull do të shkualifikohen nga ngjarja. Do të zbatohen të gjitha masat që janë miratuar nga Japonia dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar”, ka thënë Takaya.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga…