Olimpiada ndëshkon Korenë Veriore për mospjesëmarrje në ‘Tokio 2020’
09 shtator 2021
| 14:51
Autoritetet olimpike ndërkombëtare kanë pezulluar Korenë Veriore deri më 2022, për shkak të dështimit të Phenjanit për të dërguar ekipin në Lojërat Olimpike Verore që janë mbajtur muajin e kaluar në Tokio.
Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka bërë të ditur këtë ndëshkim që, pezullon mbështetjen financiare dhe ia pamundëson Koresë Veriore pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Dimërore, të cilat mbahen vitin e ardhshëm në Pekin.