Olimpisti Boraska viziton KOK-un
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka pritur anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të Shoqatës së Olimpistëve Botërorë, Igor Boraska.
Kroati Boraska është medalist i bronztë në Lojërat Olimpike “Sidnej 2000” në “rowing” (shtyrje e varkës), si dhe kampion bote.
“Qëllimi i vizitës së tij në KOK ishte formimi i Shoqatës së Olimpistëve në Kosovë, për çka presidenti Krasniqi shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e KOK-ut për të themeluar sa më parë këtë Shoqatë dhe për të bashkëpunuar ngushtë me Shoqatën e Olimpistëve Botërorë. Olimpisti Boraska përgëzoi presidentin Krasniqi për sukseset e arritura, me theks të veçantë tri medaljet e arta olimpike, në vetëm dy pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Verore”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.