Olimpistja e Tokios vazhdon me kampionen e Kosovës

10 gusht 2022 | 22:44

Hendbollistja braziliane Dayane Pires Da Rocha ka vazhduar edhe një vit më skuadrën e Istogut.

Da Rocha ka një karrierë të gjatë në disa klube të Amerikës Latine dhe shumë të tjera nga Evropa, është pjesëmarrëse në dy kampionate botë dhe po aq lojëra olimpike, ishte edhe në Tokio në lojërat e fundit olimpike, ndërsa në sezonin e parë me Istogun ka fituar titullin dhe kupën e Kosovës.

Da Rocha është konfirmuar edhe për sezonin që po vjen dhe edicionin 2022/2023 të EHF European Cup ku Istogu do marr pjesë për të gjashtën here me radhë si përfaqësues kosovar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësit e Estonisë dhe Finlandës u janë drejtuar sot vendeve…