
Oliqi: Rebiqi është lojtar për Bayernin
12 korrik 2018
| 15:17
Ish-sulmuesi i Bayern Munchen dhe tash ndimestrajner i Kroacisë, Ivica Oliq e ka këshilluar skuadrën gjermane që ta transferojë yllin Ante Rebiq.
“Niko Kovaq e ka bërë Ante Rebiqin një futbollist të kompletuar. Ai është një lojtar për Bayernin. Do isha i lumtur të shihja një kroat që të luante te Bayerni me trajner kroat”, ka thënë Oliq.
Interesim për sulmuesin e Franfurtit kanë shfaqur edhe Arsenali, Manchester Unitedi dhe Liverpooli.
/Epoka e re/