Oliveira triumfon në Austri
23 gusht 2020
| 17:23
Miguel Oliveira është fitues i Çmimit të Madh të Austrisë në MotoGP.
Pas një gare me plot emocione, ishte portugezi Miguel Oliviera që ka arritur të triumfojë në fund. Jack Miller është renditur i dytë, ndërsa spanjolli Pol Espargaro në vendin e katërt.
Pas 11 garave, është Fabio Quartararo që kryeson me 67 pikë, i ndjekur nga Andrea Dovizioso me 56 pikë dhe Maverick Vinales me 48 pikë. Gara e radhës mbahet në Itali, më 13 shtator.