Oliveira triumfon në garën e Katalunjës
Pilotoi portugez Miguel Oliveira me motorin KTM është shpallur fitues i garës së Çmimit të Madh të Katalunjas (Barcelonë – Spanjë).
Një sukses disi i papritur për Oliveiran, që arriti ta lërë pas francezin Johann Zarco (i dyti me Ducati Pramac) dhe australianin Jack Miller (i treti me Ducati). Në fakt, i treti e preu vijën e finishit francezi Fabio Quartararo (Yamaha), por u penalizua me 3 sekonda. Quartararo, që e nisi garën nga “pole”, pati probleme në pjesën e dytë të garës, duke vuajtur shumë për të siguruar një vend në podium.
Gjithsesi, francezi ruan kreun e renditjes botërore edhe pas kësaj gare, duke përfituar nga paraqitja e dobët e rivalëve (Bagnaia, Mir dhe Vinales). Tjetër garë për t’u harruar për Valentino Rossi (Yamaha Petronas) e Marc Marquez (Honda) që u rrëzuan.