Oliver Schmitti: Krimi i organizuar ka interes t’ia pamundësojë policisë qasjen në veri

03 tetor 2023 | 13:56

Profesori i njohuri zviceran, Oliver Jens Schmitt, ka folur rreth situatës në veri pas sulmit terrorist që ka ndodhur më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku ka mbetur i vrarë rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku.

Schmitti ka thënë se krimi i organizuar ka interes për t’ia ndaluar qasjen në veri policisë. Sipas tij çdo veprim i Policisë së Kosovës po tentohet të paraqitet si dhunë etnike.

“Incidenti i lartpërmendur i tregoi të gjithë botës se sa ngushtë janë të lidhura krimi i organizuar dhe dhuna politike. U bë gjithashtu e qartë se sa ngushtë janë ndërthurur këto grupe të aktorëve politikë kriminalë me qeverinë në Beograd”, ka thënë Schmitti në një intervistë për “SwissInfo”.

Anëtari i Akademisë së Shkencave së Austrisë, ka theksuar se të gjitha institucionet në Serbi janë të përkushtuara ta kthejnë Kosovën në Serbi.

“Nacionalizmi serb dhe miti janë pengesa në rrugën e Serbisë drejt sundimit të ligjit dhe demokracisë. Serbia aktualisht është shumë larg nga kjo”, ka thënë Schmitt.

Profesori zviceran ka theksuar se Serbia e mohon edhe ekzistencën e popullit të Kosovës, përveç shtetësisë së saj.

“Ka edhe teori serbe se shqiptarët në fakt janë serbë të konvertuar në islam”, ka thënë ai.

Schmitti ka thënë se Aleksandër Vuçiq, i cili gjithashtu është i prirur ideologjikisht drejt Rusisë, nuk është një demokrat, por një sundimtar autoritar që vepron brutalisht nga brenda.

“Fakti që Perëndimi po i afrohet është gjithashtu i rrezikshëm sepse Kosova është e vetmja demokraci funksionale në rajon”, ka thënë Schmitti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e…