Olluri: Kjo është sfida kryesore e Memli Kasniqit si kryetar i PDK-së

05 korrik 2021 | 20:57

Gazetari Parim Olluri ka thënë në emisionin Pressing në T7 se kryetari i ri i PDK-së, Memli Krasniqi, do të ketë sfida të mëdha para vetes. Ai thotë se Krasniqi ka kredenciale të mira dhe ishte zgjedhja e mirë për kryetar, por që thotë se të bëmat e tij nuk krahasohen me ato të paraardhësve.

“Krasniqi ka kredenciale, si kryetar i rinisë së PDK-së, shef i grupi parlamentar, nënkryetar i Kuvendit etj… Ai ka pasur mendësi ndryshe nga të tjerët”, tha ai.

Por Olluri përmend sfidën kryesore, së bashku me sfidat tjera që e presin në udhëheqje të partisë.

“Vet zgjedhja e tij është një tendencë për reformë sepse partia që është themeluar prej UÇK-së. Është udhëhequr prej Hashim Thaçit i cili ka qenë udhëheqës politik dhe ka udhëhequr procese të mëdha deri te pavarësia, pastaj Kadri Veseli. Por Memli nuk i ka këto kredenciale. Kemi një kryetar i cili blen bitcoina. Nuk po e them në kuptim të keq. Por po them se mendësia e tij është ndryshe. Votat i ka në Drenicë. Nëse e ka bazën në Drenicë, atëherë kjo do të jetë treshja që përsëri do të udhëheqë nga prapavija. Nëse arrin të fitojë vota në vende tjera atëherë do të shënoj sukses. Nëse arrin sukses në Prishtinë, do i shtoj kredencialet e tij brenda partisë. E ka mikun e tij Uranin në garë. Pastaj do të jetë edhe test se sa persona do arrijë t’i sjellë brenda partisë. PDK e ka këtë problem me aderime të reja. A do të jetë Memli falënderues i të gjithë njerëzve që e bënë kryetar, apo do të kujdeset për imazhin e tij atëherë do të jetë Enver Hoxhaj i dytë i cili në zgjedhjet lokale do të jetë pasuesi i dytë i Kadri Veselit i cili humb zgjedhjet”, shtoi ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori Blerim Latifi në emisionin “Pressing” në T7 ka komentuar…