Olluri: Veç pse Kurti i ka votat, nuk do të thotë që mund ta zgjedhë president Mefail Bajqinovcin
Gazetari Parim Olluri, ka folur për debatin që së fundmi ka përplasur partitë politike rreth pjesëmarrjes së deputetëve në seancën për zgjedhjen e presidentit, ku duhet të ketë kuorum.
Olluri ka thënë se ka qytetarë të cilët kanë votuar kandidatë të caktuar për ta kundërshtuar zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente.
“Ti nëse i ke votat atëherë zgjedhe presidentin, por nuk mund të obligosh deputetët që të qëndrojnë në sallë sepse ka qytetarë që e kanë votuar dikë për të mos qëndruar në Kuvend dhe për ta kundërshtuar zgjedhjen e Osmanit për presidente. Nuk do të thotë që Kurti i ka votat dhe të tjerët duhet t’ia bëjnë kuorumin, sepse nuk do të thotë që vetëm pse Kurti i ka votat, mund ta zgjedhë president Mefail Bajqinovcin”, ka thënë Olluri në T7.