Olmo: Franca është një kundërshtar shumë i fortë

09 korrik 2024 | 11:58

Spanja dhe Franca janë vetëm një hap larg finales së madhe të Kampionatit Evropian “Euro 2024”, pasi sonte (e martë) përballen mes vete në kuadër të gjysmëfinales së parë.

Sulmuesi Dano Olmo ka thënë se Franca është një skuadër shumë e fortë, por beson në sukses.

“Jam mirë dhe jam shumë i lumtur. Po rikuperohem dhe po përgatitem sa më mirë për ndeshjen e radhës. Finalja? Nuk është shumë larg. Jemi vetëm një hap larg, por fitorja nuk është e lehtë. Ndeshjet kundër Francës janë gjithmonë të komplikuara, por ne mund ta bëjmë këtë hap. Franca është një skuadër shumë e fortë, e cila arriti në gjysmëfinale për meritat e saj dhe pa asnjë surprizë. Ne e dimë mirë se çfarë mund të bëjnë lojtarët e saj. Ne duhet ta vlerësojmë cilësinë teknike individuale të sulmuesve të tyre, por duhet të fokusohemi te vetja. Jemi në një dinamikë shumë pozitive”, ka thënë sulmuesi i Spanjës, Dano Olmo.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Prishtinës ka hapur zyrtarisht edicionin e 24-të të…