Olsian Çela zgjedhet kryeprokuror i Shqipërisë
Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur kryeprokurorin e ri me anë të një votimi të fshehtë. Kuvendi ka votuar me 101 vota pro kandidaturën e Olsian Çelës si kryeprokuror për shtatë vitet e ardhshme. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë, Arta Markun.
Për Arta Markun 11 deputetë kanë votuar për, 22 kundër dhe 78 kanë abstenim, ndërsa për Fatjona Memcaj 8 kanë qenë pro 16 kundër dhe 87 abstenim.
Kush është Olsian Çela?
Olsian Çela e ka nisur karrierën në vitin 2001, pas diplomimit në shkollën e Magjistraturës. Ai konsiderohet si “prokurori i dosjeve të forta”.
Fillimisht, ai ka ushtruar detyrën e prokurorit në institucionin e akuzës në kryeqytet. Në 2004 ishte emëruar prokuror tek Krimet e Rënda, institucion që e ka drejtuar për një periudhë katërvjeçare.
Prej vitesh është anëtar bordi në shkollën e magjistraturës dhe pedagog në dy universitete. Olsian Çela është pika e kontaktit e Eurojust në prokurorinë shqiptare.
Përgjatë viteve ka është trajnuar në disa vende të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çështjet e krimit të organizuar.
Është njohës i 4 gjuhëve të huaja. Prokurori Çela ka hetuar disa dosjet e bujshme, siç është Xibraka, apo grabitja në aeroportin e Rinasit në 2016, ku me firmën e tij në kërkim ndërkombëtar është Aleks Pepa.
Më herët, ai ka hetuar për masakrën e Kartodromit apo grupin e Niklës. /TCh/