Olta Gixhari nxit imagjinatën me fotot joshëse nga Italia

26 korrik 2023 | 16:09

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari pas një periudhe të ngarkuar me angazhime ka nisur pushimet verore.

Ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania ndodhet në Itali, nga ku nuk ka hezituar të sjell poza atraktive.

E njohur edhe mjaft e komentuar edhe për linjat e saj joshëse të trupit, Olta erdhi provokuese edhe në imazhet e reja që ndau me ndjekësit në Instagram.

E veshur në të zeza, bluzë të shkurtër me dekolte të hapur të përshtatur me mini-fund, aktorja dukej në super formë.

Fotot e reja të saj u pritën mirë dhe brenda një periudhe të shkurtër morën mijëra pëlqime dhe komente.

E njëjta së fundmi ka qenë e angazhuar në xhirimet e filmit më të ri “Në kuadër të dashurisë”, ku ajo është protagoniste bashkë me këngëtarin, Luiz Ejlli.

Dyshja vijnë në ekran si çift pas një rivaliteti të madh me njëri-tjetrin si konkurrentë në BBVA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollisti i Boston Celtics, Jaylen Brown është bërë lojtari më…