Olta Gixhari puthet në buzë me Romeon?
17 tetor 2023
| 15:41
Olta Gixhari, e ftuar këtë të shtunë në “Më lër të flas” tregoi më shumë për rolin e saj si Jonida në “Në Kuadër të Dashurisë”.
Ndërkohë, binjakët Donald dhe Romeo Veshaj donin të dinin më shumë për bashkëpunimin mes saj dhe Luiz Ejllit, që në film është burri si saj (Besi).
Romeo e pyeti aktoren për puthjet në film mes saj dhe Luizit.
“Nuk e di, nuk më kujtohet fare. Puthjet në film janë shumë teknike, prandaj duhet të shikoni dokumentarin të kuptoni sa teknike janë. Pastaj, ‘baby kiss’ kemi bërë ne, nuk ishte puthje kush e di se çfarë”, u përgjigj ajo e cila më vonë e sfidoi që të luante edhe ajo një rol me të.
Dyshja provokuan me lëvizjet në emision, por nuk e realizuan puthjen.