Olta Gixhari shfaqet joshëse në fustan të gjatë
Aktorja e njohur, Olta Gixhari prej vitesh ka ndërtuar një karrierën në aktrim, por mori vëmendje të madhe me pjesëmarrjen në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.
Qëndrimi për gati 100 ditë në shtëpinë e famshme e kthye në një prej personazheve më të komentuara të BBVA deri në momentin kur ai vendosi të largohej nga kjo aventurë.
Megjithatë, edhe pas daljes dhe përfundimit të BBVA, Olta po vazhdon të ketë vëmendje e të cilën po e shfrytëzon duke postuar imazhe të ndryshme në rrjetet sociale.
Edhe së fundmit, Olta ka postuar disa fotografi ku u shfaq në formë të mrekullueshme, e veshur me një fustan të gjatë dhe të ngushtë që ia vinte në pah format e trupit.
Me një makijazh të lehtë dhe aksesor, aktorja dukej e mahnitshme teksa nuk i mungonin komentet pozitive.
Ndryshe, pas përfundimit të BBVA Gixhari ka zbuluar se është në përgatitje të disa projekteve të reja.
Ndërkohë, përveç me angazhimet profesionale, Olta prej vitesh është e martuar dhe ka një djalë.