
Olta Gixhari sjell foto provokuese, e veshur në rroba të ngushta
24 prill 2025
| 13:07
Aktorja dhe ish-banorja e “BBVIP”, Olta Gixhari, ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale me foto të reja ku shfaqet në formë të shkëlqyer.
E veshur me një set sportiv ngjyrë vishnje, Olta është shfaqur mjaft provokuese.
Pamjet e realizuara në ambient të jashtëm me natyrë në sfond, është komentuar gjerësisht nga ndjekësit e saj, të cilët nuk kanë kursyer komplimentet për paraqitjen e saj gjithmonë të kuruar.
Nuk është hera e parë që Olta vjen me poza të tilla, por duket se çdo herë arrin të surprizojë dhe të frymëzojë fansat e saj me stilin dhe sharmin që e karakterizon.