Olta Gixhari tregon nëse ishte e vështirë të bashkëpunonte me Luiz Ejllin
Olta Gixhari po ashtu ka qenë e pranishme natën e sotme (e mërkurë) në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” në Prishtinë.
Në një konferencë për media, ajo ka folur për rolin e saj në film dhe për bashkëpunimin me Luiz Ejllin.
Ajo thekson se kishte frikë edhe për veten, pasi kur merr një projekt të ri, duhet të fillosh nga zero në çdo gjë.
“Unë edhe me veten time nuk është se e kisha kaq të thjeshtë. Kur unë marrë një projekt të ri gjithmonë ka vështirësi aty se duhet të ja filloi nga zero, edhe unë që jam aktore dhe kam eksperiencë kam frikë kur marrë një projekt të ri sepse duhet realisht të ja filloi nga zero, të mbledh të gjitha njohuritë që kam unë që kam studiuar dhe t’i derdh aty”, u shpreh ajo.
Kështu që edhe unë me veten time nuk është se e kisha edhe aq të thjeshtë”, tha mes tjerash Gixhari.
Olta dhe Luizi përndryshe nuk është se ruajnë raporte të mira, por që në film kanë lënë të gjitha polemikat anash.
Ata luajnë një çift të dashuruar, ku mes tjerash edhe shkëmbejnë puthje në buzë.