Olta Gixhari tregon vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie intime

27 shkurt 2023 | 13:12

Në Big Brother VIP Albania mbrëmë (e diel) u zhvillua një lojë vetëm për vajzat.

Në këtë kanë qenë të përfshira të gjitha konkurrentet e këtij formati, të cilët duhej të përgjigjeshin në pyetje apo të merrnin një dënim.

Një nga pyetjet që iu drejtua aktores Olta Gixhari kishte të bënte me vendin më të çuditshëm ku ka bërë dashuri.

“Cili është vendi më i çuditshëm ku ke bërë dashuri. Përgjigju ose puth një djalë në qafë?”, ka qenë pyetja që iu bë.

Ajo për disa momente u pa në siklet teksa i kërkoi falje partnerit të saj dhe tha: “Duke i dhënë makinës”.

Reagimet e banorëve kanë qenë të menjëhershme, të cilët nuk po e besonin këtë që deklaroi.

Veç kësaj, pati edhe shumë pyetje të tjera pikante, nga të cilat u vunë në siklet shumë prej yjeve.

Olta përndryshe është e martuar prej disa vitesh dhe ka një djalë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë pjesëmarrjes në Big Talk, prezantuesi i Big Brother VIP…