Olta Xhaçka zëvendëson Cakajn në pozitën e ministres së Jashtme
Gent Cakaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë. Në këtë pozitë, kryeministri Edi Rama, ka emëruar ministren e deritashme të Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Ndërsa në vend të Xhaçkës, Rama ka emëruar Niko Pelqeshin.
“Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkërisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme. Dua ta falënderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.