Olympiacos rrezikon rënien nga kategoria, shkak kurdisjet
25 prill 2020
| 12:29
Tërmet në futbollin grek. Sipas asaj që raporton “SDNA” dhe media të tjera në Greqi, Olympiacos rrezikon që të bjerë një kategori më poshtë për shkak të kurdisjeve të ndeshjeve.
Në qendër të skandalit është një ndeshje e 4 shkurtit të vitit 2015 kundër Atromitos, e cila u mbyllë në shifrat 2-1, teksa dhe ata rrezikojnë rënien nga kategoria.
Akuza lidhet me shkeljen e protokollit 27 të kodit të federatës, për “fiksimin e ndeshjeve” në baste sportive. Sipas artikullit 29, sanksioni në këtë rast është shumë i rëndë: Rënie nga kategoria, 3 milionë euro gjobë dhe në dënim për jetë nga bota e sportit.