Omer Bunjaku, drejtor i ri sportiv te Ballkani

23 gusht 2023 | 11:50

Kampionia e Superligës, Ballkani ka bërë të ditur se ka emëruar një drejtor të ri sportiv. Këtë post e ka marrë Omer Bunjaku, duke zëvendësuar kështu Nderim Nexhipin që iu bashkua Manisasporit muaj më parë.

“Kemi kënaqësinë që ta prezantojmë drejtorin e ri sportiv. Shtëpia e madhe e kampionëve në Kosovë, pasurohet edhe me një kampion shqiptar. Mirë se vjen Omer Bunjaku! 32-vjeçari nga Shkupi, detyrën e drejtorit sportiv e ka kryer me shumë sukses edhe në skuadrën e qytetit të tij, ku vitin e kaluar u shpallën kampion në Maqedoninë e Veriut, derisa arritën deri në “play-off”-in e Konferencës së Evropës. Bunjakut i dëshirojmë suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka…