Omicroni në Kosovë, a do të ketë masa të reja?

27 dhjetor 2021 | 16:33

Ministria e Shëndetësisë nuk do të ashpërsoj masat anti-COVID, ani pse në Kosovë i pranishëm është edhe varianti i ri OMICRON, i cili llogaritet më i transmetueshëm se variantet tjera.

Nëntë raste janë identifikuar me OMICRON pas testimeve të kryera.

Në një përgjigje për Klankosova.tv nga Ministria e Shëndetësisë u tha se aktualisht po zbatohen masat të cilat janë në fuqi dhe se ende nuk kanë marrë ndonjë rekomandim për ashpërsimin e tyre.

 

MSH thotë se nuk ka marrë asnjë rekomandim për ashpërsimin e masave anti-COVID edhe pas identifikimit të 9 rasteve të infektuara me variantin e ri Omicron të COVID-19 në vend.

 

“Aktualisht janë në fuqi një seri masash të cilat duhet të zbatohen për përpikëri dhe të vazhdojë vaksinimi i plotë, ndërsa Komisioni jep rekomandime nëse masat në fuqi janë të mjaftueshme, apo duhet ndryshuar diçka, qoftë në drejtim të shtrëngimit të tyre apo lirimit të tyre. Pra çdo ndryshim i masave është i lidhur me zbatimin e tyre dhe vaksinimin”.

“Komisioni këshillëdhënës lidhur me pandeminë COVID-19 jep rekomandime për Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me masat kundër COVID-19, bazuar në situatën epidemiologjike të IKSHPK-së në vend, ecurisë së pandemisë në vendet e tjera, dinamizmin e situatës epidemiologjike dhe rekomandimet që jepen edhe nga mekanizmat si OBSH e ECDC”.

 

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur dje se nga testimi i 22 mostrave të periudhës kohore 15-25 dhjetor 2021, 9 prej tyre kanë rezultuar pozitive me variantin e ri.

 

Nga hulumtimi epidemiologjik, ka rezultuar se nga këto raste:

 

– dy raste janë të importuara nga SHBA-të;

 

– dy raste janë të importuara nga Londra, Mbretëria e Bashkuar;

 

– një rast është i importuar nga Franca; dhe

 

– katër raste me variantin Omicron të detektuar janë në komunën e Mitrovicës, të cilët mohojnë historine e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stinori vjeshtor përfundoi në Superligën e Femrave, ku Prishtina kishte…