Komisioni Evropian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë
Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian të Shqipërisë.
Në Raportin e Progresit, i cili është publikuar këtë të hënë, Komisioni Evropian ka thënë se Shqipëria meriton nisjen e bisedimeve.
“Duke parë përparimet domethënëse dhe plotësimin e kushteve të vendosura unanimisht nga Këshilli në qershor 2018, Komisioni rekomandoi në paketën e zgjerimit për vitin 2019 që Këshilli Europian të nisë bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë. Shqipëria ka rritur përpjekjet e saj për të arritur rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në pikat kyçe të identifikuara në përfundimet e Këshillit në qershor 2018. Si rezultat e kësaj, rekomandimi i Komisionit në vitin 2019 për hapjen e negociatave me Shqipërinë mbetet i vlefshëm”, është thënë në Raportin e Progresit.