Onana: Kam punuar shumë për të ardhur deri këtu

21 korrik 2023 | 13:13

Portieri Andre Onana është zyrtarisht lojtar i Manchester Unitedit. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në “Twitter”.

“Gardiani” ka firmosur një kontratë, të vlefshme deri në vitin 2028. 27-vjeçari ishte një nga më të mirët te zikaltërit në edicionin që kaloi, duke ndihmuar ekipin për arritjen e objektivave.

“Të bashkohesh me Manchester United është një nder i jashtëzakonshëm dhe unë kam punuar shumë gjatë gjithë jetës sime për të arritur në këtë moment, duke kapërcyer shumë pengesa gjatë rrugës”, ka thënë Onana.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Feros iu caktua masa e paraburgimit prej një muaj nën…